Bernardo Silva ishte i interesuar për një transferim te Barcelona gjatë afatit kalimtar të verës, por në fund mesfushori portugez përfundoi te rivali i përbetuar, Real Madridi.
Drejtori sportiv i katalanasve, Deco, ka zbuluar arsyet pse klubi nuk e konkretizoi transferimin, pavarësisht dëshirës së lojtarit për t’u bërë pjesë e skuadrës së Barcelonës.
Në një intervistë të fundit, Deco pranoi se Silva ishte i gatshëm të transferohej në “Camp Nou”, por profili i tij nuk përputhej me atë që Barcelona po kërkonte në mesfushë.
“Nuk ishte pozita që po kërkonim. Na erdhi informacioni se ai dëshironte të vinte te Barça, por nuk ndodhi, sepse ne kemi parametrat tanë”.
“Ishte një çështje ekonomike dhe gjithashtu për minutat e lojës. Ai dëshironte të luante, ndërsa unë preferoj lojtarët tanë”, shtoi Deco.
Deco nuk e fshehu vlerësimin e lartë për Bernardo Silvan, duke e cilësuar portugezin si një futbollist të nivelit të jashtëzakonshëm.
“Real Madridi nuk është për të gjithë”, Bernardo Silva me pritshmëri të mëdha te gjiganti madrilen telegrafi.com
Megjithatë, Barcelona vendosi të mos devijonte nga planet e saj sportive dhe financiare, edhe pse lojtari ishte i gatshëm për një lëvizje në drejtim të klubit katalanas. /Telegrafi/






