“Do të thosha se je homoseksual, por ti je…”, Edisa me reagim të ashpër ndaj Arian Konomit pas debatit në Big Brother FanClub

Magazina

Pas debateve të ashpra të ndodhura në emisionin “Fan Club”, ish-banorja e Big Brother VIP Albania 5, Edisa Demollari, ka reaguar në rrjete sociale me një postim të drejtpërdrejtë ndaj opinionistit Arjan Konomi. Reagimi i saj vjen pas përplasjeve verbale dhe deklaratave që Konomi bëri në drejtim të saj gjatë transmetimit, ndërsa duket se tensionet […]

Madhësia e shkronjave

Pas debateve të ashpra të ndodhura në emisionin “Fan Club”, ish-banorja e Big Brother VIP Albania 5, Edisa Demollari, ka reaguar në rrjete sociale me një postim të drejtpërdrejtë ndaj opinionistit Arjan Konomi.

Reagimi i saj vjen pas përplasjeve verbale dhe deklaratave që Konomi bëri në drejtim të saj gjatë transmetimit, ndërsa duket se tensionet nuk u mbyllën në studio, por vijuan edhe pas emisionit.

Përmes një Instagram Story, Edisa ka përdorur tone të ashpra dhe ironike, duke e sulmuar opinionistin me akuza personale. Ajo shkruan:

“I dashur Arjan Konomi, më paska shpëtuar ‘spërdredhja’ sepse m’u sulën tre veta menjëherë dhe nuk kisha kë të dëgjoja përpara. Ti e njeh më mirë këtë term, sepse ke spërdredhur seksualitetin tënd, i nderuar. Do të thosha se je ‘gay’, por siç thotë ajo barsaleta: ‘Gay’ është Elton John, të keqen baba, ti je…”.

Ky postim ka nxitur reagime të shumta online, pasi gjuha e përdorur kalon nga kritika publike në një nivel personal, duke e bërë përplasjen edhe më të komentuar në rrjete sociale.

Deri në këto momente, Arjan Konomi nuk ka dhënë një përgjigje zyrtare për postimin e Edisës, i cili po qarkullon me shpejtësi në internet. /Telegrafi/