Djemtë e ish-krerëve të UÇK-së vizitojnë familjen e policit Afrim Bunjaku

Nacionale

Endrit Thaçi, Klestor Veseli dhe Altin Krasniqi, djemtë e ish-krerëve të UÇK-së, kanë vizituar sot familjen e policit të Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye të detyrës gjatë sulmit në Banjskë. Vizita është zhvilluar në shenjë respekti dhe solidariteti me familjen Bunjaku, në përvjetorin e rënies së policit të Kosovës. Gjatë vizitës, […]

Madhësia e shkronjave

Endrit Thaçi, Klestor Veseli dhe Altin Krasniqi, djemtë e ish-krerëve të UÇK-së, kanë vizituar sot familjen e policit të Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye të detyrës gjatë sulmit në Banjskë.

Vizita është zhvilluar në shenjë respekti dhe solidariteti me familjen Bunjaku, në përvjetorin e rënies së policit të Kosovës.

Gjatë vizitës, ata kanë shprehur respektin e tyre për figurën dhe sakrificën e Afrim Bunjakut, duke qëndruar pranë familjes së tij në këtë ditë përkujtimi.

Bunjaku mbetet i kujtuar si një pjesëtar i Policisë së Kosovës që humbi jetën në krye të detyrës, ndërsa familja e tij vazhdon ta përkujtojë me krenari dhe dhimbje. /Telegrafi/