Juventusi po shqyrton mundësinë e transferimit të mbrojtësit të krahut të Leipzigut, David Raum, si lojtar të lirë gjatë verës së ardhshme, raporton Gazzetta dello Sport.
E ardhmja e mbrojtësit gjerman është bërë temë diskutimi, pasi kontrata e tij me Leipzigun skadon në fund të sezonit.
Raum thuhet se po anon drejt largimit për të nisur një aventurë të re, pasi deri tani nuk është arritur marrëveshje për rinovimin.
Për 28-vjeçarin ka interes të madh nga klubet e Ligës Premier, veçanërisht Manchester Unitedi. Megjithatë, Juventusi synon të përfitojë nga marrëdhënia e mirë që ka me përfaqësuesit e lojtarit.
Raum ka regjistruar shtatë gola dhe 30 asistime në 149 paraqitje me fanellën e RB Leipzigut.
Ai ka 39 paraqitje me Kombëtaren e Gjermanisë dhe ishte pjesë e dy skuadrave të fundit të “Pancerëve” në Kupën e Botës./Telegrafi/






