Pamjet e publikuara tregojnë momentin kur një aeroplan luftarak Hawk i Forcave Ajrore Britanike rrëzohet gjatë një stërvitjeje në veri të Uellsit.
Në pamjet e filmuara nga një dëshmitar shihet aeroplani duke fluturuar në lartësi të ulët, përpara se papritur të marrë drejtim nga toka dhe të përplaset, duke shpërthyer në flakë.
Pak çaste para përplasjes, dy pilotët duken teksa aktivizojnë sistemin e katapultimit dhe dalin nga aeroplani.
Raportohet se ngjarja ndodhi të mërkurën në ishullin Anglesey, në veri të Uellsit.
Ministri britanik i Mbrojtjes, Wes Streeting, deklaroi se ka nisur një hetim për të përcaktuar shkaqet e incidentit. /Telegrafi/






