Dita e Evropës, Costa i drejtohet Kosovës si ‘anëtar i ardhshëm i BE- së’: Po bëhet shumë punë që kjo të ndodhë

Nacionale

Presidenti i Këshillit Evropian Antonio Costa me rastin e 9 Majit, Ditës së Evropës i është drejtuar me një video qytetarëve të Kosovës. Në videon e publikuar nga Zyra e BE-së në Kosovë, Costa i është drejtuar Kosovës, si anëtar i ardhshëm i BE-së, gjersa ka thënë se “Të dashur qytetarë të Kosovës, po ju […]

Madhësia e shkronjave

Presidenti i Këshillit Evropian Antonio Costa me rastin e 9 Majit, Ditës së Evropës i është drejtuar me një video qytetarëve të Kosovës.

Në videon e publikuar nga Zyra e BE-së në Kosovë, Costa i është drejtuar Kosovës, si anëtar i ardhshëm i BE-së, gjersa ka thënë se

“Të dashur qytetarë të Kosovës, po ju drejtohem sot si anëtarë të ardhshëm të Bashkimit Evropian. Në Ditën e Evropës, ne festojmë projektin tonë të përbashkët evropian, kur anëtarët tanë themelues zgjodhën unitetin mbi ndarjen dhe bashkëpunimin mbi konfliktin. Ata vendosën të ndërtojnë një të ardhme paqeje, lirie dhe prosperiteti mbi hirin e Luftës së Dytë Botërore.

Ne besojmë se e ardhmja juaj është në Bashkimin Evropian. Po bëhet shumë punë për ta bërë këtë realitet. Ju keni të njëjtin destinacion si pjesa tjetër e rajonit — Bashkimin Evropian. Vazhdoni të punoni që kjo të bëhet realitet. Së bashku, do të ndërtojmë një të ardhme të përbashkët evropiane. Rroftë Evropa!”, u shpreh presidenti i Këshillit Evropian. /Telegrafi/