Dita 15 e protestës, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës

Nacionale

Qytetarë të shumtë kanë nisur të grumbullohen pasditen e kësaj të diele në Sheshin Skënderbej, duke shënuar protestën e 15-të radhazi kundër politikave qeveritare dhe projektit të investimit në zonën e Zvërnecit. Qytetarët vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e qeverisë dhe të kryeministrit Edi Rama. Tubimi ka nisur në qendër të kryeqytetit, ndërsa protestuesit pritet të […]

Madhësia e shkronjave

Qytetarë të shumtë kanë nisur të grumbullohen pasditen e kësaj të diele në Sheshin Skënderbej, duke shënuar protestën e 15-të radhazi kundër politikave qeveritare dhe projektit të investimit në zonën e Zvërnecit.

Qytetarët vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e qeverisë dhe të kryeministrit Edi Rama.

Tubimi ka nisur në qendër të kryeqytetit, ndërsa protestuesit pritet të marshojnë drejt godinës së Kryeministrisë, duke ndjekur itinerarin e protestave të mëparshme.

Sipas organizatorëve, protesta synon të përcjellë kundërshtimin ndaj vendimeve që lidhen me statusin e investitorëve strategjikë dhe ndryshimet ligjore që, sipas tyre, ndikojnë në zonat e mbrojtura mjedisore.

Mes kërkesave kryesore të protestuesve janë dorëheqja e qeverisë, rishikimi i politikave për investimet strategjike dhe anulimi i akteve ligjore të kontestuara.

Pas ndalesës para Kryeministrisë, ku pritet të mbahen fjalime dhe deklarata publike, marshimi do të vijojë në disa prej akseve kryesore të Tiranës.