Manchester United mund të marrë një tjetër shtysë të rëndësishme para fillimit të sezonit të ri, me rikthimin e katër futbollistëve të rëndësishëm në skuadër.
“Djajtë e Kuq” barazuan 1-1 ndaj Paris Saint-Germain në ndeshjen e tyre të katërt përgatitore. Bryan Mbeumo shënoi golin e barazimit, pas një aksioni të nisur nga Amad Diallo, i cili fitoi topin lart në fushë dhe asistoi për bashkëlojtarin e tij.
Pavarësisht se United pati kontrollin e lojës dhe krijoi disa mundësi, skuadra nuk arriti të gjente golin e fitores.
Amad, i cili ka lënë përshtypje të mira gjatë fazës përgatitore pas një sezoni të vështirë 2025/26, beson se Manchester United do të jetë edhe më i fortë me rikthimin e disa prej lojtarëve kryesorë.
Matheus Cunha, Marcus Rashford, Lisandro Martinez dhe Kobbie Mainoo pritet t’i bashkohen skuadrës në Dublin, ku United do të vazhdojë përgatitjet për sezonin e ri.
Pas barazimit ndaj PSG-së, Amad theksoi rëndësinë e rikthimit të katër futbollistëve.
“Tani kemi nevojë për Matheus Cunha, Marcus Rashford, Licha [Lisandro Martinez] dhe Kobbie Mainoo, të cilët do të na bashkohen në Dublin”, deklaroi Amad.
Rikthimi i tyre pritet t’i japë më shumë alternativa trajnerit Michael Carrick, ndërsa Manchester United po hyn në fazën përfundimtare të përgatitjeve para nisjes së sezonit të ri. /Telegrafi/






