Gjatë orëve të fundit, nëpër rrjetet sociale nga persona anonim, ka qarkulluar me shpejtësi një mesazh alarmant, i cili ka përhapur panik të madh te mërgimtarët shqiptarë që po udhëtojnë drejt vendlindjes. Në këtë postim pretendohej se një grup policor me maska po ndalon qëllimisht veturat e shqiptarëve përpara kufirit me Maqedoninë e Veriut, duke u kontrolluar telefonat për fotografi të UÇK-së apo simbole fetare dhe duke kërkuar shuma të mëdha parash, telefonat jon privatësi dhe askush nuk ka drejt të kontrollon deri sa nuk bën shkelje te ligjit me të duke bër Video apo Fotografi pa autorizim.
Megjithatë, nga verifikimet e fundit në terren dhe dëshmitë e shumta të qytetarëve, ky mesazh rezulton të jetë një dezinformatë e pastër, e ngjashme me ato që shpërndahen çdo vit qëllimisht në fillim të sezonit veror për të krijuar frikë të pabazë, BujajncoiNet nga tereni mëson se nuk ka pasur kontrolle të shtuar në autostradën E75 drejt Maqedonisë së Veriut.
Një fluks i vogel i bashkëkombëtarëve tanë që tashmë kanë mbërritur në Kosovë, Luginë dhe Maqedoni konfirmojnë se tranziti përgjatë Serbisë ka qenë plotësisht i qetë. Udhëtarët deklarojnë se në pikat kufitare dhe në autostradë nuk ka pasur asnjë ndalesë të jashtëzakonshme dhe se sjellja e policisë ka qenë shumë korrekte dhe profesionale.

Ashtu si çdo vit gjatë pushimeve, policia rrugore ka shtuar patrullimet për të garantuar sigurinë e të gjithëve në komunikacion dhe për të parandaluar aksidentet, pa bërë asnjë ndasi etnike. Madje, në mjaft raste, autoritetet rrugore dhe ndihma e shpejtë u kanë dalë menjëherë në ndihmë udhëtarëve shqiptarë që kanë pësuar defekte në makina apo kanë pasur shqetësime shëndetësore.
Prandaj, apelohet që të mos bihet pre e panikut online. Për të pasur një udhëtim të mbarë dhe pa asnjë telash, mjafton që çdo udhëtar të respektojë rregullat e komunikacionit, të shmangë simbolet provokuese në automjete dhe të ketë dokumentacionin në rregull. Për çdo urgjencë apo paqartësi përgjatë rrugës, qytetarët mund t’u drejtohen pa asnjë hezitim autoriteteve në terren për të kërkuar ndihmë apo asistencë mjekësore./BujanociNet/

PËRDITËSUAR | Ora 17:27
Menjëherë pas publikimit të këtij sqarimi në redaksinë tonë, statusi alarmant dhe i rrejshëm që po qarkullonte në internet është fshirë përfundimisht nga vetë personat e papërgjegjshëm që e shpërndanë atë.
Në hapësirën e komenteve të këtij postimi, të shumtë kanë qenë qytetarët dhe ndjekësit të ati grupi të cilët kanë ngritur dyshime të bazuara se ky mesazh mund të jetë një propagandë e qëllimshme, e organizuar nga ndonjë agjenci specifike për bartjen e udhëtarëve. Sipas komentuesve, qëllimi i këtij dezinformimi ka qenë frikësimi i mërgimtarëve për të mos kaluar përmes Serbisë, duke i detyruar ata të shfrytëzojnë rrugë dhe kufij të tjerë alternativë për përfitime të pastra biznesi për transportimin e tyre me kompanit e tyre.
Redaksia jonë u bën thirrje publike autoriteteve kompetente që të nisin urgjentisht hetimet rreth këtij rasti. Kërkojmë me ngulm që këta persona të papërgjegjshëm, të cilët sajojnë dhe përhapin informacione të rreme për të krijuar panik të qëllimshëm te popullata, të përndiqen penalisht dhe të nxirren sa më parë përpara drejtësisë. Propaganda me ndjenjat dhe sigurinë e mërgatës sonë është e papranueshme./BujanociNet/




