Ylli i PSG-së, Desire Doue, e ka cilësuar fitoren ndaj Bayern Munich si “një ndeshje të jashtëzakonshme” dhe “një tjetër natë magjike në Mynih”, pas kualifikimit të parisienëve në finalen e Ligës së Kampionëve.
“Ishte një ndeshje e jashtëzakonshme, një tjetër natë magjike në Mynih kundër një skuadre të shkëlqyer. Duhet t’i përgëzojmë”, deklaroi Doué.
Ai tha se ky është momenti që ekipi duhet ta shijojë bashkë, por pa humbur përqendrimin dhe modestinë.
“Këto janë ndeshjet që i ëndërrojmë që kur jemi të vegjël. Tani do ta shijojmë këtë si ekip, por do të qëndrojmë modestë”, shtoi ai.
Doué theksoi se PSG ende nuk e ka mbyllur punën, duke kujtuar se skuadra ka objektiva për të realizuar si në Ligue 1, ashtu edhe në Ligën e Kampionëve.
“Ka ende punë për të bërë në Ligue 1 dhe në Ligën e Kampionëve. Nuk mund të fitojmë gjithmonë me një lojë të jashtëzakonshme”, u shpreh ai.
“Sot u mbrojtëm shumë mirë. Kjo është forca jonë – jemi të aftë të sulmojmë, por edhe të mbrohemi”, theksoi Doué.
Duke parë përpara finales, ai paralajmëroi se PSG e pret një përballje shumë e fortë ndaj Arsenalit.
“Do të jetë një finale shumë e vështirë kundër Arsenalit, i cili është gjithashtu një ekip shumë i mirë”, përfundoi ai. /Telegrafi/






