Dështon seanca në rastin Banjska, lexohet dëshmia e dëshmitares në mungesë

Nacionale

<div><div><img width="640" height="705" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/12/807309-attachment.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="Dështon seanca në rastin Banjska, lexohet dëshmia e dëshmitares në mungesë" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="729" height="803" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/12/807309-attachment.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="Dështon seanca në rastin Banjska, lexohet dëshmia e dëshmitares në mungesë" loading="lazy"></p>Seanca gjyqësore në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj tre të akuzuarve për sulmin terrorist të 24 shtatorit 2023 në Banjskë ka dështuar të mbahet në formën e planifikuar, për shkak të mungesës së dëshmitares Dragana Antonijeviq. Megjithatë, me kërkesë të Prokurorisë së Shtetit, trupi gjykues vendosi që dëshmia e saj e dhënë më herët të</div>

Madhësia e shkronjave

Seanca gjyqësore në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj tre të akuzuarve për sulmin terrorist të 24 shtatorit 2023 në Banjskë ka dështuar të mbahet në formën e planifikuar, për shkak të mungesës së dëshmitares Dragana Antonijeviq.
Megjithatë, me kërkesë të Prokurorisë së Shtetit, trupi gjykues vendosi që dëshmia e saj e dhënë më herët të lexohet dhe të administrohet si provë, duke vlerësuar se ka bazë ligjore për këtë veprim. Kryetari i trupit gjykues, Arben Hoti, bëri të ditur se dëshmitarja nuk ishte e pranishme, ndonëse ftesa e gjykatës ishte pranuar më herët nga familjarët e saj.
Prokurori Naim Abazi theksoi se refuzimi i paraqitjes së dëshmitares nuk është i arsyetuar ligjërisht, andaj kërkoi që dëshmia e saj të merret parasysh. Edhe mbrojtja u pajtua që dëshmia të lexohet, duke kërkuar njëkohësisht që ajo të ftohet sërish në një seancë të ardhshme, ndërsa disa prej avokatëve vlerësuan se deklarata e saj nuk ka peshë të drejtpërdrejtë për klientët e tyre.
Ndryshe, seanca e radhës për rastin “Banjska” është caktuar më 16 janar, në orën 09:30. Të akuzuarit Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq janë deklaruar të pafajshëm, ndërsa procedura ndaj tyre është veçuar nga aktakuza e ngritur ndaj Milan Radoiçiqit dhe të tjerëve për sulmin ku mbeti i vrarë rreshteri policor Afrim Bunjaku./Kanal10