Deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës edhe sot po qëndrojnë para Qeverisë së Kosovës.
Ata po kërkojnë që kryeministri në detyrë, Albin Kurti të jetë në Kuvend për konstituimin e legjislativit.
“Edhe sot jemi para Qeverisë për t’i thënë Albin Kurtit dy gjëra:
E para: në këtë ndërtesë je uzurpator.
E dyta: eja në Kuvend që ta konstituojmë atë. Hape rrugën për funksionimin e institucioneve.
Do të vazhdojmë deri në rikthimin e rendit kushtetues dhe fitoren e Republikës”, theksuan deputetë të PDK-së. /Telegrafi/






