Dënimet e para për tregjedinë në Pulse, tre policë dënohen me kusht

Rajon

Shqiptohen dënimet e para për tragjedinë në diskotekën “Pulse” në Koçan. Tre zyrtarë policorë të sektorit për punë të brendshme në Koçan dënohen vetëm me kusht nëse në tre apo katër vitet e ardhshme, nuk e përsërisin veprën. Bëhet fjalë për Aleksandar Temellkov si komandant dhe Kire Bogatinov e Goran Llazarov si inspektorë. Që të […]

Madhësia e shkronjave

Shqiptohen dënimet e para për tragjedinë në diskotekën “Pulse” në Koçan. Tre zyrtarë policorë të sektorit për punë të brendshme në Koçan dënohen vetëm me kusht nëse në tre apo katër vitet e ardhshme, nuk e përsërisin veprën. Bëhet fjalë për Aleksandar Temellkov si komandant dhe Kire Bogatinov e Goran Llazarov si inspektorë. Që të tre, nuk kanë vepruar në përputhje me rregullat dhe në procesverbale, kanë shënuar kompani jo aktive. Gjatë shqiptimit të dënimit, asnjë prej policëve nuk ishte prezentë në sallë.

“Gjykata të akuzuarve Kire Bogatinov dhe Goran Llazarov u shqipton masë alternative, dënim me kusht me çka u vërtetohet dënim me burg në kohëzgjatje prej një viti e cila nuk do të kryhet nëse në tre vitet e ardhshme nuk kryejnë vepër tjetër penale. Të akuzuarit Aleksandar Temellkov i shqiptohet masë alternative dënim me kusht me çka i konfirmohet dënim me burg në kohëzgjatje prej dy viteve e cila nuk do të kryhet nëse në katër vitet e ardhshme, nuk kryen vepër tjetër penale”, tha Lidija Petrovska, gjykatëse.

Të dënuarit Bogatinov dhe Llazarov kanë pranuar prezantime verbale nga pronari i diskotekës Dejan Jovanov dhe nuk i është kërkuar dokument i nevojshëm për identifikimin e tij. Gjithashtu edhe komandanti Temellkov, gjatë kërkesës për ngritje të procedurës penale, nuk e ka kontrolluar dokumentacionin e plotë.

Duke arsyetuar dënimet e shqiptuara, gjykatësja Petrovska tha se të dënuarit janë njerëz familjarë dhe se në të kaluarën nuk kanë kryer vepra penale. Gjithashtu si masë lehtësuese është konsideruar edhe fakti që veprimet e tyre nuk kanë ndikuar drejtpërdrejt në shkaktimin e zjarrit natën e kobshme në diskotekë./Alsat/