Dani e viziton Sinan Vllasaliun në spital pas aksidentit me motor: Shërim të shpejtë miku im

Magazina

Këngëtari i njohur shqiptar, Sinan Vllasaliu, pak ditë më parë pësoi një aksident me motor. Artistit iu desh të kryente një ndërhyrje, e cila siç bëri të ditur ka rezultuar me sukses. Derisa po vazhdon rikuperimin në spital, për vizitë ka qenë së fundmi miku i tij, këngëtari nga Peja, Ramadan Krasniqi – Dani. “Bashkë […]

Madhësia e shkronjave

Këngëtari i njohur shqiptar, Sinan Vllasaliu, pak ditë më parë pësoi një aksident me motor.

Artistit iu desh të kryente një ndërhyrje, e cila siç bëri të ditur ka rezultuar me sukses.

Derisa po vazhdon rikuperimin në spital, për vizitë ka qenë së fundmi miku i tij, këngëtari nga Peja, Ramadan Krasniqi – Dani.

“Bashkë me Fitimin e Andin sot vizituam Sinanin. Qoftë e kaluar dhe shërim të shpejt miku im”, ka shkruar Krasniqi në postimin e ndarë në Facebook.

Aksidenti i Vllasaliut ndodhi pak para se të niste dasma e artistes shqiptare Dua Lipa, ku ka qenë i ftuar për të kënduar.

Në dasmën e mbajtur në Sicili të Italisë ka qenë për të performuar edhe NRG Band.

Sido që të jetë, Sinani tani është në gjendje të mirë dhe po vazhdon me trajtimin. /Telegrafi/