Kombëtarja e Kosovës në ndeshjen e ardhshme është mysafir i Izraelit, për xhiron e tretë të Ligës së Kombeve.
Pas humbjes nga Austria, “Dardanët” do të kërkojnë këndelljen e menjëhershme ndaj izraelitëve, që kanë pësuar dy humbje në Ligën B.
Përballja zhvillohet në Hungari si vend neutral më 1 tetor 2026, ndërsa FFK-ja ka njoftuar se biletat tashmë janë në shitje, si dhe secili tifozë që kërkon të pajiset me biletë duhet të përmbushë disa kritere.
“Federata e Futbollit e Kosovës njofton tifozët se tashmë ka filluar shitja e biletave për sektorin e tifozëve të Kosovës për ndeshjen Izrael–Kosovë, e cila zhvillohet më 1 tetor 2026, në Debrecen të Hungarisë.
Për të siguruar biletën, secili tifoz duhet të plotësojë saktë të dhënat e kërkuara gjatë procesit të regjistrimit.
* Numri i letërnjoftimit ose pasaportës;
* Fotografia e letërnjoftimit ose pasaportës;
* Emri dhe mbiemri i plotë, saktësisht siç figuron në dokumentin identifikues;
E rëndësishme: Tifozët duhet të sigurohen që të gjitha të dhënat të jenë plotësuar saktë. Çdo tifoz që nuk ofron informacionin e kërkuar në mënyrë të saktë, ose të dhënat e identifikimit të të cilit nuk përputhen me regjistrimin e biletës, nuk do të lejohet të hyjë në stadium.
Shitja e biletave për tifozët e Kosovës mbyllet më 30 shtator në ora 20:00”./Telegrafi/






