Cindy Crawford thyen heshtjen, reagon për herë të parë për vdekjen e djalit

Magazina

Modelja e njohur, Cindy Crawford, ka reaguar për herë të parë publikisht pas vdekjes së djalit të saj, Presley Walker Gerber, duke ndarë një mesazh prekës në Instagram në emër të familjes. Në postim, Crawford ka shprehur dhimbjen e thellë për humbjen e të birit, duke kujtuar 27 vitet që patën fatin ta kishin pranë […]

Madhësia e shkronjave

Modelja e njohur, Cindy Crawford, ka reaguar për herë të parë publikisht pas vdekjes së djalit të saj, Presley Walker Gerber, duke ndarë një mesazh prekës në Instagram në emër të familjes.

Në postim, Crawford ka shprehur dhimbjen e thellë për humbjen e të birit, duke kujtuar 27 vitet që patën fatin ta kishin pranë dhe duke e përshkruar atë si një shpirt të ëmbël e të bukur, i cili ka dhënë dhe ka marrë shumë dashuri.

“Jemi të shkatërruar nga dhimbja për humbjen e djalit dhe vëllait tonë të dashur.

Ndihemi jashtëzakonisht të bekuar që e patëm Presleyn në jetën tonë për 27 vjet”, thuhet në mesazhin e publikuar nga familja.

Ajo ka theksuar se janë krenarë për mënyrën se si Presley e jetoi jetën dhe për mirësinë e brishtësinë që e karakterizonin.

Në të njëjtën kohë, familja ka falënderuar të gjithë ata që u kanë shprehur ngushëllime dhe u kanë ofruar mbështetje në këtë periudhë të vështirë, përfshirë edhe njerëz që nuk i njohin personalisht, por që ndajnë dhimbjen e tyre.

Postimi shoqërohet me datat e lindjes dhe vdekjes së Presleyt, 2 korrik 1999 – 20 shtator 2026, derisa mesazhi përfundon me fjalë që shprehin dashurinë e përjetshme të familjes.

“Derisa të takohemi sërish, djali ynë i dashur. Të duam përgjithmonë”, shkruan familja, duke e nënshkruar mesazhin me emrat e nënës, babait dhe motrës së tij, Kaias. /Telegrafi/

Komentet