Me burgim të përjetshëm janë dënuar dy të akuzuarit për vrasjen e Liridona Ademajt të kryer më 29.11.2023 para fëmijëve të saj të mitur, të cilët në kohën e ngjarjes kanë pasur 4 dhe 6 vjet.
Të dënuarit në këtë rast janë: bashkëshorti i viktimës, Naim Murseli, si dhe të akuzuarit Granit Plava.
Kurse Kushtrim Kokalla burgim me 30 vite.
Vendimi është shpallur në Gjykatën Themelore në Prishtinë nga gjyqtarja Fatime Dermaku.
Dermaku tha se të akuzuarit Naim Murseli e Granit Palava konfrom nenit 364 janë fajtor për veprën penale të kryer në bashkëkryerje “vrasje e rëndë”, kurse i akuzuari Kushtrim Kokalla është fajtor për veprën penale “ndihmë në kryerjen e veprës penale”, “vrasje e rëndë”.
Vrasja e Liridona Ademajt, ishte një nga rastet më të ndjeshme penale në Kosovë, që ka tërhequr vëmendje të madhe publike dhe institucionale.






