Gjenerata e re e FSK-së jep sot betimin, ceremoni solemne në kazermën “Adem Jashari”

Nacionale

Sot në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë do të mbahet ceremonia e betimit të rekrutëve të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerata 02/2026. Ceremonia është paraparë të fillojë në orën 15:00. Me dhënien e betimit, rekrutët e kësaj gjenerate do të shënojnë një hap të rëndësishëm në rrugëtimin e tyre profesional në […]

Madhësia e shkronjave

Sot në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë do të mbahet ceremonia e betimit të rekrutëve të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerata 02/2026.

Ceremonia është paraparë të fillojë në orën 15:00.

Me dhënien e betimit, rekrutët e kësaj gjenerate do të shënojnë një hap të rëndësishëm në rrugëtimin e tyre profesional në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Ceremonia e betimit përfaqëson një moment të veçantë për rekrutët, të cilët zotohen për shërbim dhe përkushtim ndaj vendit.

Komentet