Bora dhe ngricat, policia apelon për kujdes në trafik

Nacionale

<div><div><img width="622" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/02/818620-bora-dhe-ngricat-policia-apelon-per-kujdes-ne-trafik.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="bora-dhe-ngricat,-policia-apelon-per-kujdes-ne-trafik" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="622" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/02/818620-bora-dhe-ngricat-policia-apelon-per-kujdes-ne-trafik.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="bora-dhe-ngricat,-policia-apelon-per-kujdes-ne-trafik" loading="lazy"></p>Policia e Kosovës ka njoftuar qytetarët se si pasojë e reshjeve atmosferike, rrugëve me ngrica dhe dukshmërisë së zvogëluar, kushtet e qarkullimit janë të vështirësuara në shumë segmente rrugore. Me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe ruajtjes së sigurisë së të gjithë pjesëmarrësve në trafik, policia ka apelur që drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes</div>

Madhësia e shkronjave

Policia e Kosovës ka njoftuar qytetarët se si pasojë e reshjeve atmosferike, rrugëve me ngrica dhe dukshmërisë së zvogëluar, kushtet e qarkullimit janë të vështirësuara në shumë segmente rrugore.
Me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe ruajtjes së sigurisë së të gjithë pjesëmarrësve në trafik, policia ka apelur që drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar dhe të përshtasin shpejtësinë e lëvizjes me kushtet aktuale të rrugës.
“Mbani distancë të sigurt nga mjeti përpara. Përdorni dritat në kushte të dukshmërisë së reduktuar. Shmangni manovrat e rrezikshme (parakalime të panevojshme, frenime të papritura). Sigurohuni që automjeti të jetë i pajisur dhe teknikisht i rregullt për kushte dimërore”.
“Policia e Kosovës mbetet e angazhuar në terren për monitorim dhe menaxhim të trafikut, ndërsa bashkëpunimi i qytetarëve është kyç për siguri të përbashkët. Udhëtoni me kujdes. Siguria juaj është prioriteti ynë”, ka thënë policia