Banorët e Tërnocit të Madh janë njoftuar se rruga që lidh Xhaminë e Re me qendrën e fshatit është bllokuar përkohësisht për qarkullim, për shkak të zhvillimit të punimeve infrastrukturore në këtë pjesë.
Sipas njoftimit të publikuar nga përfaqësuesit lokalë, bllokimi është bërë për shkak të punimeve për vendosjen dhe kyçjen e një gypi, ndërsa punimet pritet të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim.
Banorëve u është kërkuar mirëkuptim dhe kujdes gjatë lëvizjes, si dhe shfrytëzimi i rrugëve alternative deri në përfundimin e punimeve dhe normalizimin e qarkullimit.
Autoritetet lokale kanë bërë të ditur se qytetarët do të njoftohen me kohë për çdo zhvillim të mëtejmë lidhur me këtë projekt./BujanociNet/
Bllokohet përkohësisht rruga nga Xhamia e Re deri në qendër të Tërnocit të Madh
Banorët e Tërnocit të Madh janë njoftuar se rruga që lidh Xhaminë e Re me qendrën e fshatit është bllokuar përkohësisht për qarkullim, për shkak të zhvillimit të punimeve infrastrukturore në këtë pjesë.Sipas njoftimit të publikuar nga përfaqësuesit lokalë, bllokimi është bërë për shkak të punimeve për vendosjen dhe kyçjen e një gypi, ndërsa punimet […]





