Blake Lively mungoi në dasmën e Taylor Swift – miqësia e tyre thuhet se ka marrë fund

Magazina

Mes shumë emrave të njohur që morën pjesë në dasmën e Taylor Swift dhe Travis Kelce, ajo që ra më shumë në sy ishte mungesa e ish-mikes së ngushtë të këngëtares, Blake Lively. Sipas një burimi pranë Taylor Swift, miqësia mes tyre ka përfunduar pasi këngëtarja u përfshi në mënyrë indirekte në mosmarrëveshjen ligjore të […]

Madhësia e shkronjave

Mes shumë emrave të njohur që morën pjesë në dasmën e Taylor Swift dhe Travis Kelce, ajo që ra më shumë në sy ishte mungesa e ish-mikes së ngushtë të këngëtares, Blake Lively.

Sipas një burimi pranë Taylor Swift, miqësia mes tyre ka përfunduar pasi këngëtarja u përfshi në mënyrë indirekte në mosmarrëveshjen ligjore të Blake Lively me Justin Baldoni.

“Taylor është në një fazë tjetër të jetës dhe dëshiron të jetë e rrethuar vetëm nga njerëz të cilëve u beson dhe që i sjellin qetësi. Është për të ardhur keq, sepse ajo dhe Blake kanë qenë shumë të afërta, por Taylor nuk beson se kjo marrëdhënie mund të rregullohet. Për të, kjo miqësi ka marrë fund”, tha burimi.

Sipas të njëjtit burim, Taylor dikur besonte se marrëdhënia e tyre do të rikuperohej pas përfundimit të tensioneve, por situata vetëm sa u përkeqësua.

“Ajo mendonte se me kalimin e kohës gjithçka do të qetësohej, por ndodhën edhe më shumë ngjarje që e bënë të vështirë rikthimin e miqësisë. Nuk ishte një incident i vetëm, por grumbullimi i shumë gjërave. Kur po organizonte dasmën, Taylor kuptoi se nuk dëshironte një energji të tillë në një moment kaq të rëndësishëm të jetës së saj”, shtoi burimi.

Nga ana tjetër, një burim pranë Blake tha se aktorja është e zhgënjyer dhe e zemëruar që nuk u ftua në dasmë.

“Ajo dëshironte të ishte e pranishme në dasmë dhe u ndje keq që u përjashtua. Shpresonte se miqësia që kishin ndarë dikur do të mjaftonte për të marrë një ftesë, por kjo nuk ndodhi. Nëse kishte mbetur ndonjë shpresë për pajtim, tani ajo është zhdukur”, tha burimi. /Telegrafi/