Aktori dhe regjisori, Ben Affleck, komentoi së fundmi për ish-gruan e tij Jennifer Lopez në një intervistë, dy vjet pas divorcit të tyre.
Affleck, i cili prodhoi filmin “Kiss of the Spider Woman” me Jennifer Lopez në rolin kryesor, u pyet pse shpesh anashkalohet në Hollywood. Aktori u përgjigj se ishte i anshëm, por nxori në pah aftësitë e saj.
“Kam respekt dhe admirim të madh për atë që ajo mund të bëjë”, tha aktori 54-vjeçar.

Jennifer dhe Ben Affleck
Ai shtoi se kur bëhet fjalë për çmimet, suksesi komercial nuk duhet gjithmonë t’i përshtatet shijes së tij dhe se është një biznes subjektiv ku njerëzit sjellin kriteret e tyre.
Affleck tha se nuk mendon gjithmonë se personi i duhur merr çmimin e duhur.
“Në fund të fundit, është thjesht një grup njerëzish që votojnë për çmimet e filmave”, tha Affleck.
Në të njëjtën intervistë, fituesi dy herë i çmimit Oscar foli edhe për Lopez, ish-gruan e tij.
Ai deklaroi se i kishte parë Jennifer Lopez dhe Jennifer Garner të zhvillonin dhe ndërtonin me sukses vlerë në këto hapësira, duke shtuar se ishte një punë e vërtetë që ai nuk do të ishte në gjendje ta bënte.
Lopez paraqiti kërkesë për divorc nga Affleck në gusht 2024 pas dy vitesh martesë.
Ish-bashkëshortët, të cilët luajtën së bashku në filmin “Gigli”, finalizuan divorcin e tyre në janar 2025. /Telegrafi/





