Bassuener: Kosova t’i shohë interesat afatgjata, t’i ruajë aspiratat evropiane

Nacionale

<div><div><img width="622" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/02/821831-bassuener-kosova-ti-shohe-interesat-afatgjata-ti-ruaje-aspiratat-evropiane.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="bassuener:-kosova-t’i-shohe-interesat-afatgjata,-t’i-ruaje-aspiratat-evropiane" style="margin-bottom: 15px"></div><p><img width="622" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/02/821831-bassuener-kosova-ti-shohe-interesat-afatgjata-ti-ruaje-aspiratat-evropiane.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="bassuener:-kosova-t’i-shohe-interesat-afatgjata,-t’i-ruaje-aspiratat-evropiane"></p>Kurt Bassuener, nga Këshilli për Politikën e Demokratizimit në Berlin, sugjeron që Kosova t’i menaxhojë me kujdes marrëdhëniet me SHBA-në dhe të forcojë pozicionin e saj në Evropë, duke synuar njohjen nga pesë vendet që nuk e kanë njohur ende dhe duke u paraqitur si një aset për një BE më të unifikuar dhe të</div>

Madhësia e shkronjave

Kurt Bassuener, nga Këshilli për Politikën e Demokratizimit në Berlin, sugjeron që Kosova t’i menaxhojë me kujdes marrëdhëniet me SHBA-në dhe të forcojë pozicionin e saj në Evropë, duke synuar njohjen nga pesë vendet që nuk e kanë njohur ende dhe duke u paraqitur si një aset për një BE më të unifikuar dhe të qëndrueshme.
“Duhet t’i shohë Kosova interesat e saj afatgjata, në funksion të garantimit të pavarësisë së saj dhe aftësisë për të qenë shtet demokratik dhe vetëqeverisës. Dhe tani… do të thosha se kjo është më e mundshme përmes Evropës – edhe pse është e dhimbshme ta pranojmë – sesa përmes Shteteve të Bashkuara, nën menaxhimin aktual”, thotë Bassuener për Exposenë e Radios Evropa e Lirë.
Ai shton se Kosova duhet të jetë e hapur ndaj partnerëve të rinj që mund të forcojnë pavarësinë dhe sigurinë e saj, por duke ruajtur gjithmonë përputhshmërinë me aspiratat evropiane.