Qendra e skijimit në Brezovicë po përballet me ndërprerje të energjisë elektrike që nga ora 04:30 të mëngjesit, për shkak të erërave të forta që kanë përfshirë zonën gjatë natës.
Sipas informacioneve ndërprerja e energjisë është shkaktuar nga kushtet e pafavorshme të motit. Ekipet përgjegjëse kanë lokalizuar defektin dhe aktualisht po punojnë për riparimin e tij.
Për të siguruar kushtet bazike për vizitorët, hoteli Molika po furnizohet me energji elektrike përmes një gjeneratori. Sipas parashikimeve, furnizimi i plotë me energji do të rikthehet pas përfundimit të punimeve riparuese.
Vizitorët dhe pushuesit në Brezovica janë këshilluar të jenë të kujdesshëm dhe të ndjekin udhëzimet e stafit të qendrës gjatë kohës që zgjat ndërprerja e energjisë. /Telegrafi/
Erërat e forta lënë pa rrymë qendrën e skijimit në Brezovicë
<div><div><img width="623" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/02/821833-ererat-e-forta-lene-pa-rryme-qendren-e-skijimit-ne-brezovice.webp" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="ererat-e-forta-lene-pa-rryme-qendren-e-skijimit-ne-brezovice" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="623" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/02/821833-ererat-e-forta-lene-pa-rryme-qendren-e-skijimit-ne-brezovice.webp" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="ererat-e-forta-lene-pa-rryme-qendren-e-skijimit-ne-brezovice" loading="lazy"></p>Qendra e skijimit në Brezovicë po përballet me ndërprerje të energjisë elektrike që nga ora 04:30 të mëngjesit, për shkak të erërave të forta që kanë përfshirë zonën gjatë natës. Sipas informacioneve ndërprerja e energjisë është shkaktuar nga kushtet e pafavorshme të motit. Ekipet përgjegjëse kanë lokalizuar defektin dhe aktualisht po punojnë për riparimin e</div>






