Basha: Vepra e Jusufit, Bardhoshit dhe Kadri Zekës mbetet udhërrëfyes për brezat

Nacionale

<div><div><img width="640" height="426" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/01/814417-attachment-1024x682.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="Basha: Vepra e Jusufit, Bardhoshit dhe Kadri Zekës mbetet udhërrëfyes për brezat" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="1501" height="1000" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/01/814417-attachment.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="Basha: Vepra e Jusufit, Bardhoshit dhe Kadri Zekës mbetet udhërrëfyes për brezat" loading="lazy"></p>Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Dimal Basha ka kujtuar 44-vjetorin e vrasjes së Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës, duke theksuar se jeta dhe vepra e tyre mbeten frymëzim i përhershëm për brezat që vijnë. “Sot, në 44-vjetorin e vrasjes së Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës, bashkë me Presidenten Osmani dhe Kryeministrin Kurti</div>

Madhësia e shkronjave

Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Dimal Basha ka kujtuar 44-vjetorin e vrasjes së Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës, duke theksuar se jeta dhe vepra e tyre mbeten frymëzim i përhershëm për brezat që vijnë.
“Sot, në 44-vjetorin e vrasjes së Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës, bashkë me Presidenten Osmani dhe Kryeministrin Kurti, ishim në Dubovik të Deçanit për të bërë homazhe dhe për të kujtuar jetën dhe veprën e këtyre heronjve tanë”, ka shkruar Basha.
Ai ka rikujtuar se tre veprimtarët u vranë në atentat nga UDB-ja jugosllave për shkak të angazhimit të tyre të palëkundur për lirinë dhe të drejtat e shqiptarëve.
“Ata përfaqësonin zërin e ndërgjegjes dhe idealet e një brezi të tërë që luftonte kundër shtypjes dhe okupimit, duke bashkuar kulturën, politikën dhe organizimin në shërbim të kauzës kombëtare”, ka theksuar ai.
Sipas Bashës, rënia e tyre nuk i shuajti idealet për të cilat luftuan.
“Rënia e tyre nuk i shuajti idealet, por i bëri ato burim frymëzimi për mijëra aktivistë dhe veprimtarë, përfshirë djemtë e vajzat më të mirë të kombit, të cilët iu bashkuan me guxim luftës për liri”, ka shkruar ai.
Basha ka nënvizuar se trashëgimia e Jusufit, Bardhoshit dhe Kadri Zekës do të mbetet gjithmonë udhërrëfyese.
“Në këtë ditë përkujtimi, theksojmë se vepra dhe shembulli i Jusufit, Kadriut dhe Bardhoshit do të mbeten gjithmonë udhërrëfyes për brezat që vijnë”, ka shtuar ai.