Nga ministri në detyrë i Infrastrukturë dhe Transportit, Dimal Basha, është bërë e ditur se në Malësinë e Zhegocit në Gjilan po vazhdon realizimi i projektit për ndërtimin dhe rehabilitimin e një rruge me gjatësi prej 10 kilometrash.
Sipas njoftimit, projekti po realizohet nga Qeveria në bashkëpunim me Komunën e Gjilanit, ndërsa vlera e investimit kap shifrën prej 1.9 milionë euro.
Ky investim pritet të ndikojë në rritjen e sigurisë në komunikacion, lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve dhe krijimin e kushteve më të mira për zhvillimin ekonomik dhe turistik të Malësisë së Zhegocit.
Projekti synon përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe lidhjen më të mirë të kësaj zone me pjesët e tjera të komunës. /Telegrafi/






