Barcelona me ofertë “bombë” për Anthony Gordon

Sport

Barcelona ka bërë një ofertë zyrtare për transferimin e anësorit Anthony Gordon nga Newcastle United, raporton gazetari i njohur David Ornstein i The Athletic. Sipas Ornstein, oferta e katalanasve për 25-vjeçarin është 80 milionë euro plus bonuse, por ende nuk ka marrëveshje, pasi bisedimet për reprezentuesin e Anglisë po vazhdojnë. “Barcelona ka bërë një propozim […]

Madhësia e shkronjave

Barcelona ka bërë një ofertë zyrtare për transferimin e anësorit Anthony Gordon nga Newcastle United, raporton gazetari i njohur David Ornstein i The Athletic.

Sipas Ornstein, oferta e katalanasve për 25-vjeçarin është 80 milionë euro plus bonuse, por ende nuk ka marrëveshje, pasi bisedimet për reprezentuesin e Anglisë po vazhdojnë.

“Barcelona ka bërë një propozim për ta nënshkruar Anthony Gordon nga Newcastle United. Oferta është 80 milionë euro + bonuse; ende pa marrëveshje, ndërsa bisedimet vazhdojnë”, ka shkruar Ornstein.

Ai shton se interesimi i klubeve të tjera mbetet aktiv, por Barcelona dhe Bayern Munich konsiderohen aktualisht si palët në pozicionin më të fortë për ta siguruar shërbimet e Gordonit.

Kalimi i mundshëm i Gordon te Barcelona po vlerësohet si një lëvizje befasuese, duke pasur parasysh rëndësinë e tij te Newcastle dhe profilin e lojtarit në Ligën Premier. /Telegrafi/