Eksperti i afatit kalimtar Fabrizio Romano ka konfirmuar se Barcelona ka interes për sulmuesin e Chelseat, Joao Pedro, gjatë afatit kalimtar veror.
Drejtori sportiv i klubit katalanas, Deco, e vlerëson prej kohësh sulmuesin brazilian, të cilin e ka ndjekur që nga periudha e tij te Brighton & Hove Albion.
Barcelona e ka identifikuar Joao Pedron si alternativë rezervë (Plan B) për sulmuesin e Atletico Madrid, Julian Alvarez.
Megjithatë, sipas Romanos, drejtuesit e Chelseat e konsiderojnë lojtarin të paprekshëm, çka e bën një transferim të mundshëm gjatë kësaj vere praktikisht të pamundur.
24-vjeçari ka qenë një nga pikat më të ndritura në një sezon përgjithësisht zhgënjyes për londinezët, duke realizuar 20 gola dhe duke dhënë nëntë asistime në të gjitha kompeticionet. /Telegrafi/






