Arteta nis spastrimin e skuadrës – ylli i Arsenalit shumë afër kalimit te Besiktasi

Sport

Arsenal është shumë pranë finalizimit të largimit të sulmuesit belg Leandro Trossard, i cili pritet të transferohet te Besiktasi për rreth 20 milionë euro. Klubi londinez ka nisur procesin e rindërtimit të skuadrës për sezonin e ardhshëm dhe drejtuesit e Arsenalit e konsiderojnë të nevojshme balancimin e financave pas investimeve të mëdha të bëra në […]

Madhësia e shkronjave

Arsenal është shumë pranë finalizimit të largimit të sulmuesit belg Leandro Trossard, i cili pritet të transferohet te Besiktasi për rreth 20 milionë euro.

Klubi londinez ka nisur procesin e rindërtimit të skuadrës për sezonin e ardhshëm dhe drejtuesit e Arsenalit e konsiderojnë të nevojshme balancimin e financave pas investimeve të mëdha të bëra në afatet e fundit kalimtare.

Sipas burimeve të afërta me negociatat, drejtuesit në “Emirates Stadium” pritet të japin shumë shpejt dritën jeshile për transferimin, një lëvizje që është diskutuar prej kohësh në nivelet më të larta të klubit.

Qëllimi i Arsenalit është të ristrukturojë repartin ofensiv përpara nisjes së fazës përgatitore, duke larguar disa prej lojtarëve më me përvojë për të krijuar hapësirë në buxhetin e pagave dhe për t’iu përshtatur kërkesave të stafit teknik.

Negociatat mes palëve kanë avancuar ndjeshëm gjatë javëve të fundit, ndërsa takimet mes përfaqësuesve të Trossardit dhe drejtuesve të klubit nga Stambolli raportohet se kanë qenë shumë pozitive.

Oferta zyrtare që po përgatit Besiktasi arrin vlerën e 20 milionë eurove, një shumë që konsiderohet mjaft e favorshme nga Arsenali për një futbollist 31-vjeçar që po hyn në vitin e fundit të kontratës së tij.

Nëse gjithçka shkon sipas planit, transferimi mund të finalizohet në ditët e ardhshme./Telegrafi/