Antonela Roccuzzo, bashkëshortja e Lionel Messit, ka festuar me emocione kualifikimin e Argjentinës në finalen e Kupës së Botës, pas fitores dramatike 2:1 ndaj Anglisë.
Ajo ndau në Instagram momente nga tribunat e stadiumit Mercedes-Benz në Atlanta, ku ndoqi ndeshjen së bashku me tre djemtë e tyre, Thiago, Mateo dhe Ciro, të veshur me fanellat e kombëtares argjentinase.
Në postimin e saj, Antonela shkroi: “Faleminderit Zotit! Shkojmë në finale”, ndërsa publikimi i saj mori mbi 2.4 milionë pëlqime vetëm brenda pak orësh.

Ndau edhe disa fotografi personale, përfshirë një selfie të realizuar pak para fillimit të takimit.
Përmes një InstaStory, Antonela i dedikoi një mesazh të ndjerë bashkëshortit të saj: “Jam jashtëzakonisht krenare për ty, të dua”.
Argjentina siguroi një vend në finale pas një përmbysjeje dramatike ndaj Anglisë dhe tani do të përballet me Spanjën.
Për Messin, kjo është një mundësi për të fituar titullin e dytë radhazi kampion bote, pas triumfit historik ndaj Francës në vitin 2022.
Kombëtarja argjentinase e ka fituar më parë Kupën e Botës edhe në vitet 1978 dhe 1986.
Antonela ka qenë pranë Messit gjatë gjithë kampionatit.
Historia e dashurisë mes tyre ka nisur që në fëmijëri. Ata njihen prej vitesh dhe lidhjen romantike e filluan në vitin 2005.
Çifti u martua më 30 qershor 2017 në qytetin e tyre të lindjes, Rosario, derisa së bashku kanë tre djem: Thiago, Mateo dhe Ciro. /Telegrafi/





