Ancelotti publikon listën e Brazilit për Kupën e Botës, fton Neymarin

Sport

Trajneri i Brazilit, Carlo Ancelotti, ka publikuar listën zyrtare me 26 futbollistët që do të përfaqësojnë “Seleçao” në Kupën e Botës. Lista e shumëpritur ka sqaruar të gjitha dilemat e ditëve të fundit, veçanërisht sa i përket rikthimit të Neymarit, i cili më në fund është përfshirë në skuadër. Brazili është pjesë e Grupit C, […]

Madhësia e shkronjave

Trajneri i Brazilit, Carlo Ancelotti, ka publikuar listën zyrtare me 26 futbollistët që do të përfaqësojnë “Seleçao” në Kupën e Botës. Lista e shumëpritur ka sqaruar të gjitha dilemat e ditëve të fundit, veçanërisht sa i përket rikthimit të Neymarit, i cili më në fund është përfshirë në skuadër.

Brazili është pjesë e Grupit C, ku do të përballet me Marokon më 14 qershor, Haitin më 20 qershor dhe Skocinë më 25 qershor. Para nisjes së Botërorit, “Canarinha” do të zhvillojë edhe dy ndeshje miqësore ndaj Panamasë dhe Egjiptit.

Ky do të jetë Botërori i parë për Ancelottin në rolin e trajnerit, pasi më herët ai ka marrë pjesë në dy edicione si futbollist. Po ashtu, ky është edhe turneu i parë zyrtar pas rinovimit të kontratës së tij deri në vitin 2030.

Brazili synon trofeun e gjashtë në historinë e Kupës së Botës, pas zhgënjimeve në pesë edicionet e fundit, ku nuk ka arritur të kalojë fazën gjysmëfinale.

Kujtimi më i hidhur mbetet Botërori i vitit 2014, kur si vend organizator u mposht me rezultatin historik 1-7 nga Gjermania.

“Brazili do të jetë gjithmonë një nga favoritët në Kupën e Botës dhe kështu do të ndodhë edhe këtë herë. Ancelotti ka fituar gjithçka në nivel klubesh dhe tani synon suksesin edhe me kombëtaren”, shkruajnë mediat braziliane.

Në prezantimin e listës, trajneri italian tha fjalët e tij rreth zgjedhjes së 26 futbollistë, listë e cila solli edhe kritika.

“Kjo listë është hartuar pas shumë analizave gjatë gjithë vitit. Ka shumë konkurrencë, pasion dhe cilësi. Është bërë një punë shumë e mirë. Nuk do të jetë perfekte, por sigurisht që do të ketë sa më pak gabime të mundshme. Është një listë për të bërë maksimumin në Kupën e Botës”, ka thënë Ancelotti.

Lista zyrtare e Brazilit për Botërorin:

Portierë: Alisson, Ederson dhe Weverton.

Mbrojtës: Danilo, Wesley, Marquinhos, Gabriel Magalhaes, Leo Pereira, Bremer, Ibanez, Alex Sandro dhe Douglas Santos.

Mesfushorë: Casemiro, Bruno Guimaraes, Danilo, Fabinho dhe Paquetá.

Sulmues: Vinicius Jr, Matheus Cunha, Neymar, Raphinha, Rayan, Igor Thiago, Luiz Henrique, Gabriel Martinelli dhe Endrick. /Telegrafi/