Ambasada amerikane: Mbështesim misionin e KFOR-it për stabilitetin në Kosovë dhe rajon

Nacionale

E ngarkuara me punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Anu Prattipati, ka takuar komandantin e KFOR-it, gjeneralmajorin Ozkan Ulutash, i cili pritet ta përfundojë mandatin e tij muajin e ardhshëm. Sipas Ambasadës amerikane në Prishtinë, takimi u zhvillua të hënën, ndërsa Prattipati e falënderoi Ulutashin për udhëheqjen e KFOR-it dhe për angazhimin […]

Madhësia e shkronjave

E ngarkuara me punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Anu Prattipati, ka takuar komandantin e KFOR-it, gjeneralmajorin Ozkan Ulutash, i cili pritet ta përfundojë mandatin e tij muajin e ardhshëm.

Sipas Ambasadës amerikane në Prishtinë, takimi u zhvillua të hënën, ndërsa Prattipati e falënderoi Ulutashin për udhëheqjen e KFOR-it dhe për angazhimin e tij në ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjitha komunitetet në Kosovë.

“E ngarkuara me punë Anu Prattipati u takua dje me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajorin Ozkan Ulutash, ndërsa ai përgatitet të përfundojë mandatin e tij muajin e ardhshëm”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA-së.

Ambasada amerikane ka bërë të ditur se Prattipati e ka falënderuar Ulutaşin “për udhëheqjen e tij të KFOR-it dhe përkushtimin për ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjitha komunitetet në Kosovë”.

Në njoftim, SHBA-ja ka rikonfirmuar gjithashtu mbështetjen për misionin e KFOR-it.

“SHBA-ja mbetet e përkushtuar për të mbështetur misionin e KFOR-it, duke ndihmuar në ruajtjen e stabilitetit në Kosovë dhe në rajon”, thuhet në njoftimin e Ambasadës amerikane.

Takimi mes Prattipatit dhe Ulutashit vjen në kohën kur komandanti i KFOR-it po përgatitet për përfundimin e mandatit të tij në krye të misionit të NATO-s në Kosovë. /Telegrafi/