Reperi i njohur, Gramoz Aliu, i njohur me emrin artistik Mozzik, feston sot ditëlindjen, duke mbushur 31 vjet.
Në këtë ditë të veçantë, partnerja e tij, Lotina Haziri, ka ndarë me ndjekësit disa momente të veçanta të çiftit, përmes një sërë postimesh në rrjetet sociale.
Mes fotografive të publikuara, Lotina ka ndarë edhe një imazh me Mozzikun, ku bie në sy barku i saj i rrumbullakosur. Çifti është në pritje të ëmbël dhe së shpejti pritet të bëhen prindër.
Fotografisë, Lotina i ka bashkëngjitur edhe një dedikim emocional për partnerin e saj.
“Krejt çka du prej jetës, tërë jetën!!”, ka shkruar ajo në postim.
Ajo gjithashtu ka publikuar një video të çiftit në korridorin e një apartamenti, teksa pozojnë para kamerës. Edhe në këtë video, Lotina shfaqet me barkun e rrumbullakosur.
“Vdes për ty dhe nervat e tua”, ka shkruar ajo krahas videos.
Sigurisht, në ditën e tij të veçantë nuk ka munguar as festimi tradicional i ditëlindjes, me tortën dhe fikjen e qirinjve.






