“Albin, eja në Kuvend, mos vono”, Çitaku: Kanë mbetur edhe pak orë, votojeni ligjin

Nacionale

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, i ka bërë thirrje kryeministrit Albin Kurti që të shkojë në Kuvendin e Kosovës dhe të votojë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Çitaku ka deklaruar se kanë mbetur vetëm pak orë për përmbylljen e procesit të votimit, duke […]

Madhësia e shkronjave

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, i ka bërë thirrje kryeministrit Albin Kurti që të shkojë në Kuvendin e Kosovës dhe të votojë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Çitaku ka deklaruar se kanë mbetur vetëm pak orë për përmbylljen e procesit të votimit, duke u bërë thirrje Kurtit dhe deputetëve që e kanë mbështetur projektligjin në lexim të parë që të jenë të pranishëm në Kuvend.

“Albin, eja në Kuvend. Ndali lojërat. Kosova është më e madhe dhe më e rëndësishme se kalkulimet politike ditore. Kanë mbetur edhe pak orë”, ka shkruar Çitaku.

Ajo ka thënë se deputetët e PDK-së janë në Kuvend dhe se po presin kryeministrin dhe 91 deputetët që, sipas saj, e kanë votuar Projektligjin në lexim të parë.

“Ne jemi në Kuvend. Po ju presim, ju dhe të gjithë 91 deputetët që e votuan ligjin në lexim të parë. Eja dhe votoje ligjin”, ka deklaruar Çitaku.

Deputetja e PDK-së ka theksuar se votimi i Projektligjit, sipas saj, nuk duhet të shihet si favor ndaj një partie politike.

“Ky nuk është një favor për PDK-në. Është detyrim dhe nder për secilin prej nesh që ta mbrojmë UÇK-në, të kaluarën tonë dhe të ardhmen tonë”, ka shkruar ajo.

Në fund, Çitaku i ka bërë thirrje Kurtit që të mos vonojë dhe të marrë pjesë në votimin e Projektligjit.

“Mos vono më. Eja në Kuvend. Votoje ligjin. Pa vonesë”, ka përfunduar ajo./Telegrafi.