Alarm para Meksikë – Angli: Rreziku nga rrufetë mund ta shtyjë ndeshjen

Sport

Ndeshja e shumëpritur mes Meksikës dhe Anglisë në fazën e 1/8-tës së Kupës së Botës 2026 rrezikon të shtyhet për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike. Sipas Sky Sports, vetëm pak orë para fillimit të takimit është rritur ndjeshëm rreziku për stuhi dhe goditje rrufesh në zonën e stadiumit “Estadio Azteca” në Mexico City, me […]

Madhësia e shkronjave

Ndeshja e shumëpritur mes Meksikës dhe Anglisë në fazën e 1/8-tës së Kupës së Botës 2026 rrezikon të shtyhet për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike.

Sipas Sky Sports, vetëm pak orë para fillimit të takimit është rritur ndjeshëm rreziku për stuhi dhe goditje rrufesh në zonën e stadiumit “Estadio Azteca” në Mexico City, me parashikimet që flasin për një probabilitet prej 92 për qind.

FIFA kishte shqyrtuar më herët mundësinë që ndeshja të zhvillohej gjashtë orë më herët për shkak të motit, por kjo ide u hodh poshtë për arsye logjistike.

Tashmë nuk ka më mundësi për ndryshimin e orarit të nisjes, pasi sfida është planifikuar të fillojë në orën 18:00 sipas kohës lokale në Mexico City.

Megjithatë, nëse gjatë zhvillimit të takimit regjistrohen goditje rrufesh brenda zonës së sigurisë të përcaktuar nga organizatorët, ndeshja mund të ndërpritet ose të shtyhet për 30 minuta, sipas protokollit të FIFA-s.

Mbetet të shihet nëse kushtet atmosferike do të lejojnë zhvillimin normal të ndeshjes apo nëse organizatorët do të detyrohen të ndërhyjnë për arsye sigurie.

Përndryshe, është e paraparë që përballja të nis të hënën nga ora 2 të mëngjesit./Telegrafi/