Alarm në malin e Çikës, pesë turistë gjermanë kërkojnë ndihmë

Nacionale

Pesë turistë gjermanë kanë lëshuar sinjalin SOS në zonën e malit të Çikes, pranë majës së Qorres. Menjëherë pas marrjes së njoftimit është organizuar një operacion kërkim-shpëtimi. Në terren janë nisur efektivët e forcës speciale Delta Force, shërbimet e Policisë së Vlorës, punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura (ADZM), si dhe një infirmier, të […]

Madhësia e shkronjave

Pesë turistë gjermanë kanë lëshuar sinjalin SOS në zonën e malit të Çikes, pranë majës së Qorres. Menjëherë pas marrjes së njoftimit është organizuar një operacion kërkim-shpëtimi.

Në terren janë nisur efektivët e forcës speciale Delta Force, shërbimet e Policisë së Vlorës, punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura (ADZM), si dhe një infirmier, të cilët po ngjiten drejt vendndodhjes së turistëve.

Sipas informacioneve paraprake, njëri prej turistëve ka pësuar probleme shëndetësore ose mund të jetë dëmtuar gjatë lëvizjes në terrenin e vështirë. Deri në këto momente nuk ka një konfirmim zyrtar mbi gjendjen e tij.

Operacioni i shpëtimit vijon, ndërsa priten informacione të tjera për ecurinë e ndërhyrjes dhe gjendjen e pesë turistëve.