Aksidenti në Panaja-Novoselë, humb jetën në spital shoferi 34-vjeçar, nuk u mbijetoi dot plagëve të marra

Nacionale

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot rreth orës 11:10 në aksin Panaja-Novosel, në vendin e quajtur “Shamogjin”. Automjeti i drejtuar nga një 34-vjeçar ka humbur kontrollin dhe është përplasur me murin anësor të një banese. Për pasojë të plagëve të marra, drejtuesi i mjetit është transportuar me urgjencë në spital, ku më pas […]

Madhësia e shkronjave

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot rreth orës 11:10 në aksin Panaja-Novosel, në vendin e quajtur “Shamogjin”.

Automjeti i drejtuar nga një 34-vjeçar ka humbur kontrollin dhe është përplasur me murin anësor të një banese. Për pasojë të plagëve të marra, drejtuesi i mjetit është transportuar me urgjencë në spital, ku më pas ka ndërruar jetë. Viktima është identifikuar si shtetasi Albano Hoxha.

Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë humbja e kontrollit mbi drejtimin e automjetit. Autoritetet po vijojnë hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes. /Tch/