Aksident në tunelin e Llogarasë, përplasen dy automjete! Bllokohet qarkullimi

Nacionale

Një aksident rrugor është regjistruar brenda tunelit të Llogarasë pak orë më parë, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë e përplasjes, janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në të dy mjetet, ndërsa qarkullimi në tunel është bllokuar përkohësisht. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë, autoambulanca dhe zjarrfikësit, të cilët po […]

Madhësia e shkronjave

Një aksident rrugor është regjistruar brenda tunelit të Llogarasë pak orë më parë, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Si pasojë e përplasjes, janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në të dy mjetet, ndërsa qarkullimi në tunel është bllokuar përkohësisht.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë, autoambulanca dhe zjarrfikësit, të cilët po punojnë për menaxhimin e situatës dhe normalizimin e trafikut.