“Ai është më i miri në botë”, ylli i Interit me fjalë të mëdha për Mbappen

Sport

Mesfushori i Interit, Andy Diouf, ka shprehur zhgënjimin pas humbjes 2-1 ndaj Real Madridit në “Santiago Bernabeu”, duke insistuar se zikaltrit kishin cilësinë e nevojshme për ta fituar ndeshjen. Interi e nisi keq takimin, duke e mbyllur pjesën e parë në disavantazh 2-0. Real Madridi shfrytëzoi gabimet e evidentuara të skuadrës italiane, veçanërisht ato të […]

Madhësia e shkronjave

Mesfushori i Interit, Andy Diouf, ka shprehur zhgënjimin pas humbjes 2-1 ndaj Real Madridit në “Santiago Bernabeu”, duke insistuar se zikaltrit kishin cilësinë e nevojshme për ta fituar ndeshjen.

Interi e nisi keq takimin, duke e mbyllur pjesën e parë në disavantazh 2-0. Real Madridi shfrytëzoi gabimet e evidentuara të skuadrës italiane, veçanërisht ato të Curtis Jones dhe portierit Josep Martinez.

“Ka shumë zhgënjim. Është normale, sepse ne luajmë çdo ndeshje për ta fituar. Sot kishim cilësinë për ta bërë këtë”, deklaroi Diouf në zonën e përzier pas ndeshjes.

“Kishte shumë hapësira. Prandaj është mjaft zhgënjyese kur bëjmë gabime, por ky është futbolli i nivelit të lartë. Nga ndeshje të tilla mëson shumë.”

Diouf foli edhe për bashkëkombësin e tij, Kylian Mbappe, i cili shënoi golin e parë të Real Madridit.

“Ai është lojtari më i mirë në botë. E pamë edhe sot: ata krijojnë një mundësi dhe shënojnë menjëherë. Janë shumë të saktë para portës”, tha francezi.

“Prandaj, siç thashë, janë pikërisht këto ndeshje nga të cilat duhet të mësojmë, në mënyrë që të mos i përsërisim të njëjtat gabime”.

Interi do të rikthehet në fushë të hënën e ardhshme, kur në “San Siro” do ta presë Udinesen në kuadër të javës së katërt të Serie A./Telegrafi/