Agani: LDK-ja na ftoi edhe më 9 shkurt, por atëherë e refuzova

Nacionale

<div><div><img width="640" height="360" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/12/803799-attachment-1024x576.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="Agani: LDK-ja na ftoi edhe më 9 shkurt, por atëherë e refuzova" style="margin-bottom: 15px"></div><p><img width="2048" height="1152" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/12/803799-attachment.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="Agani: LDK-ja na ftoi edhe më 9 shkurt, por atëherë e refuzova"></p>Kryetari i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani ka deklaruar se Lidhja Demokratike e Kosovës e ka ftuar PD-në për bashkëpunim jo vetëm në zgjedhjet aktuale, por edhe në ato të 9 shkurtit. Agani tha se ftesa e LDK-së për zgjedhjet e tanishme ka qenë e drejtpërdrejtë dhe politike. “Ftesa që i është drejtuar Partisë së</div>

Madhësia e shkronjave

Kryetari i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani ka deklaruar se Lidhja Demokratike e Kosovës e ka ftuar PD-në për bashkëpunim jo vetëm në zgjedhjet aktuale, por edhe në ato të 9 shkurtit. Agani tha se ftesa e LDK-së për zgjedhjet e tanishme ka qenë e drejtpërdrejtë dhe politike.
“Ftesa që i është drejtuar Partisë së Drejtësisë nga kryetari i LDK-së ishte një ftesë politike. Kryetari i LDK-së e ka ftuar PD-në për t’u bashkuar në garën politike dhe ne e kemi pranuar”, tha ai.
Ai zbuloi se një ftesë e ngjashme ishte bërë edhe në zgjedhjet e 9 shkurtit, por atëherë ai kishte vendosur ta refuzonte.
“Me ju thënë të drejtën, LDK-ja i ka bërë ftesë PD-së në zgjedhjet e 9 shkurtit – ftesë personale nga kryetari i LDK-së – por unë atë ftesë e kam refuzuar sepse kam dashur të formuloj ‘Koalicionin për Familje’. Këtë e kam sqaruar edhe me kryetarin e LDK-së”, deklaroi Agani./Tëvë1