Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 4, Amber, ka qenë e ftuar në emisionin “Live From Tirana” me Stenaldo Mëhillin.
Ajo mes tjerash ka komentuar edhe eksperiencën e saj brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
E pyetur nëse ka patur ndonjë flirt me ndonjë nga banorët si brenda apo jashtë Big-ut, Amber u shpreh se duke qenë se është një njeri pa komplekse, nëse do kishte diçka do e thoshte pa problem.

Stenaldo: A të ndihmoj Big-u të kuptoje anë të vetës tënde që ndoshta përpara eksperiencës në Big Brother nuk i njihje ose nuk i kushtoje aq rëndësi?
Amber: Big-u të rrit në televizion sepse mëson disa parime që ti nuk i mëson në një intervistë të thjeshtë. Ti aty kupton veten dhe mëson vlerat e vetes tënde se kush je.
Stenaldo: Po dashurinë si e sheh pas Big-ut?
Amber: Nëse dikush të do apo do dikë nuk t’a ndryshon Big-u këtë.
Stenaldo: Mendon se po të kishe qëndruar më gjatë në shtëpi dhe të mos kishe bërë një rihyrje, mund të ishe dashuruar me dikë?
Amber: Jo, unë godas që në fillim nuk e lë për në fund. /Telegrafi/





