Kryesorët e Juventusit, pra presidenti, drejtori dhe trajneri i janë vërsulur gjyqtarit kryesor menjëherë pas humbjes nga Interi.
Interi e fitoi derbin italian kundër “Zonjës së Vjetër” me rezultat 3-2, por në këtë sfidë kishte polemika të mëdha shkaku i disa vendimeve të gjyqtarit, sidomos ai kartoni i kuq i Pierre Kalulu.
Kësisoj, ka pasur telashe menjëherë pas ndeshjes, ku trajneri Luciano Spalletti, drejtori Giorgio Chiellini si dhe presidenti Damien Comolli e kanë sulmuar verbalisht gjyqtarin.
Në një video të publikuara në rrjetet sociale, shihen të tre duke pasur përplasje verbale me gjyqtarin, ndërsa një pjesë e stafit i largonte drejt tunelit në mënyrë që të mos ketë kontakt fizik.
Vendimi për kartonin e kuq të Kalulu është parë si i paarsyeshëm edhe nga analistët, pasi nuk ka pasur ndonjë kontakt direkt mes lojtarit dhe Alessandro Bastonit në atë rast.
Në fakt, në momentin kur gjyqtari jep kartonin e dytë të verdhë, vetë Kalulu i kërkon ta rishikojë VAR-in, por një gjë e tillë nuk është e mundur meqenëse teknologjia nuk mund të përzihet në raste të tilla.
Presidenti, drejtori dhe trajneri i Juventusit sulmojnë verbalisht gjyqtarin pas derbit me Interin
<div><div><img width="640" height="370" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/02/spa-1024x592.png" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="" style="margin-bottom: 15px"></div><p><img width="1205" height="697" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/02/spa.png" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt=""></p>Kryesorët e Juventusit, pra presidenti, drejtori dhe trajneri i janë vërsulur gjyqtarit kryesor menjëherë pas humbjes nga Interi. Interi e fitoi derbin italian kundër “Zonjës së Vjetër” me rezultat 3-2, por në këtë sfidë kishte polemika të mëdha shkaku i disa vendimeve të gjyqtarit, sidomos ai kartoni i kuq i Pierre Kalulu. Kësisoj, ka pasur […]</div>






