Cindy Crawford është fotografuar duke vizituar shtëpinë e vajzës së saj, Kaia Gerber, në Los Angeles, teksa familja po përballet me humbjen e djalit të saj, Presley Gerber, i cili vdiq më 20 shtator, në moshën 27-vjeçare.
Supermodelja 60-vjeçare u shfaq me xhinse të gjera, një xhaketë bezhë dhe çizme kafe, ndërsa mbante syze dielli dhe disa çanta.
Paraqitja e saj vjen pak ditë pasi ajo, bashkëshorti Rande Gerber dhe vajza Kaia reaguan publikisht për herë të parë ndaj vdekjes së Presley-t, shkruan DailyMail.
Në një deklaratë të përbashkët në Instagram, familja shprehu dhimbjen e thellë për humbjen, duke e kujtuar Presley-n si një njeri të ndjeshëm e të dashur.
Ata falënderuan gjithashtu të gjithë ata që u kanë ofruar mbështetje gjatë kësaj periudhe të vështirë.
Edhe Kaia ndau një homazh prekës për vëllain e saj, duke publikuar video nga fëmijëria e tyre dhe një letër kushtuar atij.
Presley kishte folur më parë publikisht për vështirësitë me shëndetin mendor dhe varësinë nga substancat.
Sipas raportimeve, ai pësoi arrest kardiak në një qendër rehabilitimi në Santa Monica, ndërsa shkaku i vdekjes u raportua si një m****** e dyshuar. /Telegrafi/
