Chelsea mposhtet në shtëpi nga Tottenhami

Sport

Tottenhami ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Chelseat, duke triumfuar me rezultat 2-0 në derbin londinez. Ndeshja u vendos në pjesën e dytë, kur Tottenham kaloi në epërsi në minutën e 77-të, pas një autogoli të portierit Mike Penders, i cili devijoi topin në portën e tij pas një goditjeje nga këndi për 1-0. Vetëm […]

Madhësia e shkronjave

Tottenhami ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Chelseat, duke triumfuar me rezultat 2-0 në derbin londinez.

Ndeshja u vendos në pjesën e dytë, kur Tottenham kaloi në epërsi në minutën e 77-të, pas një autogoli të portierit Mike Penders, i cili devijoi topin në portën e tij pas një goditjeje nga këndi për 1-0.

Vetëm tri minuta më vonë, Chelsea mbeti me dhjetë lojtarë, pasi Cole Palmer u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua nga loja.

Tottenham e shfrytëzoi epërsinë numerike dhe në minutën e 87-të e vulosi fitoren.

Mathys Tel depërtoi mes mbrojtësve dhe realizoi një gol spektakolar nga distanca, duke vendosur rezultatin përfundimtar, 2-0.

Chelsea pati disa mundësi për të shënuar, por nuk arriti ta gjente rrugën drejt rrjetës, ndërsa Tottenham u tregua më efikas në momentet vendimtare të takimit.

Me këtë humbje, Chelsea mbetet me 13 pikë dhe aktualisht renditet në vendin e katërt, ndërsa Tottenham ngjitet në pozitën e 12-të me nëntë pikë./Telegrafi/

Komentet