Rritet frika për rifillimin e luftës me Iranin, SHBA rrit praninë ushtarake në Gjirin Persik

Bota

Tensionet në Lindjen e Mesme po rriten, mes frikës për rifillimin e sulmeve amerikano-izraelite ndaj Iranit. SHBA-ja ka shtuar praninë ushtarake në Gjirin Persik, ndërsa ushtritë izraelite dhe iraniane janë vendosur në gatishmëri të lartë. Departamenti amerikan i Shtetit ka urdhëruar largimin e punonjësve joesencialë të qeverisë amerikane dhe familjarëve të tyre nga Arabia Saudite, […]

Madhësia e shkronjave

Tensionet në Lindjen e Mesme po rriten, mes frikës për rifillimin e sulmeve amerikano-izraelite ndaj Iranit.

SHBA-ja ka shtuar praninë ushtarake në Gjirin Persik, ndërsa ushtritë izraelite dhe iraniane janë vendosur në gatishmëri të lartë.

Departamenti amerikan i Shtetit ka urdhëruar largimin e punonjësve joesencialë të qeverisë amerikane dhe familjarëve të tyre nga Arabia Saudite, duke paralajmëruar se armiqësitë mund të përshkallëzohen me shpejtësi.

Megjithatë, Uashingtoni i ka cilësuar si të pasakta raportimet se masa të ngjashme janë marrë edhe në vende të tjera të rajonit.

Sipas mediave amerikane, SHBA-ja dhe Izraeli kanë hartuar plane për sulme të reja ndaj Iranit, të cilat mund të synojnë infrastrukturën energjetike, objektet bërthamore dhe arsenalet e raketave e dronëve.

Presidenti Donald Trump ka deklaruar se vendimet për një sulm të mundshëm do të merren pas zgjedhjeve të mesit të mandatit në SHBA.

Ndërkohë, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka bërë thirrje për rrëzimin e regjimit iranian, ndërsa Teherani paralajmëron kundërpërgjigje të ashpër në rast të një sulmi të ri.

Shqetësimet janë shtuar edhe pas raportimeve për dëmtimin e shtatë cisternave të naftës në Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetike për furnizimin global me energji.

Presidenti francez Emmanuel Macron ka bërë thirrje për “kujdes maksimal”, ndërsa Katari dhe Pakistani vazhdojnë përpjekjet diplomatike për të shmangur përshkallëzimin.

Një luftë e re mund të rrezikojë civilët në rajon dhe të shkaktojë rritje të çmimeve të naftës, gazit dhe produkteve të tjera në tregjet botërore. /Telegrafi/

Komentet