QDTI dhuron pajisje për Njësinë e Zjarrfikësve në Kamenicë

Rajon

Komuna e Kamenicës ka njoftuar se organizata QDTI ka dhuruar pajisje për Njësinë e Zjarrfikësve, me qëllim të përmirësimit të kushteve të punës dhe forcimit të kapaciteteve për reagim në situata emergjente. Sipas njoftimit, nënkryetarja e Komunës së Kamenicës ka vizituar Njësinë e Zjarrfikësve, ku është njohur nga afër me punën, angazhimin dhe sfidat me […]

Madhësia e shkronjave

Komuna e Kamenicës ka njoftuar se organizata QDTI ka dhuruar pajisje për Njësinë e Zjarrfikësve, me qëllim të përmirësimit të kushteve të punës dhe forcimit të kapaciteteve për reagim në situata emergjente.

Sipas njoftimit, nënkryetarja e Komunës së Kamenicës ka vizituar Njësinë e Zjarrfikësve, ku është njohur nga afër me punën, angazhimin dhe sfidat me të cilat përballen zjarrfikësit gjatë kryerjes së detyrave të tyre.

Gjatë vizitës u diskutua për nevojat e kësaj njësie, përmirësimin e kushteve të punës dhe rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme për rritjen e kapaciteteve dhe efikasitetit të shërbimeve emergjente.

Komuna e Kamenicës ka shprehur mirënjohje për organizatën QDTI për këtë kontribut, duke vlerësuar rëndësinë e mbështetjes së zjarrfikësve në përmbushjen e detyrave të tyre për mbrojtjen e jetës, pronës dhe sigurisë së qytetarëve.

Po ashtu, komuna ka theksuar se mbetet e përkushtuar në mbështetjen e shërbimeve emergjente dhe në krijimin e kushteve më të mira për punonjësit që angazhohen në mbrojtjen e qytetarëve. /Telegrafi/

Komentet