Barcelona synon afrimin befasues të yllit së Man Unitedit

Sport

Barcelona po e monitoron nga afër situatën e Lisandro Martinezit dhe mund të tentojë transferimin e mbrojtësit argjentinas si lojtar të lirë në verën e vitit 2027, raporton gazetari Sacha Tavolieri nga Sky Sport. Sipas raportimit, 28-vjeçari ka diskutuar të ardhmen e tij me agjentin, pasi kishte kritikuar drejtuesit e Manchester Unitedit pas humbjes 2-0 […]

Madhësia e shkronjave

Barcelona po e monitoron nga afër situatën e Lisandro Martinezit dhe mund të tentojë transferimin e mbrojtësit argjentinas si lojtar të lirë në verën e vitit 2027, raporton gazetari Sacha Tavolieri nga Sky Sport.

Sipas raportimit, 28-vjeçari ka diskutuar të ardhmen e tij me agjentin, pasi kishte kritikuar drejtuesit e Manchester Unitedit pas humbjes 2-0 ndaj Atletico Madridit në Ligën e Kampionëve. Përfaqësuesi i tij thuhet se ka dërguar sinjale te klubet e interesuara për shërbimet e mbrojtësit.

Megjithatë, Martinez më pas kërkoi falje, pasi bisedoi me trajnerin Michael Carrick dhe drejtuesit e klubit, duke e qetësuar situatën në Manchester.

Barcelona e njeh prej disa sezonesh profilin e mbrojtësit argjentinas dhe e vlerëson atë, ndaj mundësia e transferimit të tij në “Camp Nou” mbetet një opsion që klubi katalunas po e shqyrton.

Martinez iu bashkua Manchester Unitedit në vitin 2022, ndërsa kontrata e tij përmban edhe një opsion që i lejon klubit anglez ta zgjasë marrëveshjen për një vit tjetër. Kjo do të thotë se largimi i tij si lojtar i lirë në vitin 2027 nuk është i garantuar.

Argjentinasi është kampion i botës me kombëtaren e tij dhe konsiderohet një nga mbrojtësit e rëndësishëm të Manchester Unitedit, por zhvillimet e fundit kanë shtuar pikëpyetjet rreth së ardhmes së tij në klub./Telegrafi/

Komentet