Rreth gjysmë milioni vizitorë “Mondial de l’Auto” në Paris – ranë në sy edhe markat e reja kineze

Teknologji

Rreth gjysmë milioni vizitorë morën pjesë në panairin e veturave “Mondial de l’Auto” në Paris, ku vëmendje të veçantë tërhoqën markat e reja kineze. Nga 60 prodhues të pranishëm, 25 ishin kompani kineze që prezantuan modelet dhe teknologjitë e tyre më të fundit. Marka si Zeekr, Changan, Denza dhe AITO synojnë të zgjerohen në tregun […]

Madhësia e shkronjave

Rreth gjysmë milioni vizitorë morën pjesë në panairin e veturave “Mondial de l’Auto” në Paris, ku vëmendje të veçantë tërhoqën markat e reja kineze.

Nga 60 prodhues të pranishëm, 25 ishin kompani kineze që prezantuan modelet dhe teknologjitë e tyre më të fundit.

Marka si Zeekr, Changan, Denza dhe AITO synojnë të zgjerohen në tregun evropian.

Panairi u ofroi vizitorëve mundësinë që t’i shihnin nga afër këto vetura dhe të njiheshin me dizajnin e tyre.

Ngjarja u zhvillua në një kohë kur tensionet tregtare mes Bashkimit Evropian dhe Kinës vazhdojnë të ndikojnë në industrinë e automobilave.

Ndërkohë, disa prodhues kinezë po shqyrtojnë ose po zhvillojnë prodhimin në fabrikat evropiane për të shmangur tarifat tregtare. /Telegrafi/

Komentet