Prapaskena të çmendura: Arda Guler i shpëtoi kartonit të kuq shkaku i pamjeve jo të qarta në VAR

Sport

Arda Guler i ka shpëtuar ndëshkimit me karton të kuq pas një incidenti të diskutueshëm, pasi pamjet televizive nuk arritën të qartësonin plotësisht kontaktin mes tij dhe kundërshtarit. Lojtarët e skuadrës kundërshtare e rrethuan menjëherë gjyqtarin kryesor, Mateo Busquets, duke kërkuar që mesfushori turk të ndëshkohej me karton të kuq për një goditje të pretenduar […]

Madhësia e shkronjave

Arda Guler i ka shpëtuar ndëshkimit me karton të kuq pas një incidenti të diskutueshëm, pasi pamjet televizive nuk arritën të qartësonin plotësisht kontaktin mes tij dhe kundërshtarit.

Lojtarët e skuadrës kundërshtare e rrethuan menjëherë gjyqtarin kryesor, Mateo Busquets, duke kërkuar që mesfushori turk të ndëshkohej me karton të kuq për një goditje të pretenduar me krah.

Megjithatë, gjyqtari nuk ndëshkoi asnjë futbollist, pasi edhe pas rishikimit të situatës përmes sistemit VAR, pamjet nuk e qartësonin se ku e kishte goditur saktësisht Guler kundërshtarin dhe sa i fortë kishte qenë kontakti.

Kjo nuk është hera e parë që pamjet televizive nuk arrijnë të japin një përgjigje të qartë në raste të diskutueshme që përfshijnë Real Madridin.

Një situatë e ngjashme kishte ndodhur edhe në sezonin 2023/24, në ndeshjen ndaj Barcelonës, kur u diskutua nëse topi e kishte kaluar vijën e portës pas një goditjeje të Lamine Yamalit. Pozicionimi jo i përshtatshëm i kamerave bëri që përsëritjet televizive të mos ofronin prova të mjaftueshme për të përcaktuar nëse topi kishte kaluar plotësisht vijën.

Një tjetër rast u regjistrua në ndeshjen ndaj Osasunës, kur Real Madridi tentoi të apelonte kartonin e kuq të ndëshkuar ndaj Bretonesit. Megjithatë, pamjet filmike nuk ishin të mjaftueshme për të rrëzuar bindshëm përshkrimin e incidentit në raportin zyrtar të gjyqtarit dhe ankesa u refuzua.

Pavarësisht polemikave, drejtuesit e Real Madridit nuk kanë shkelur rregullat, pasi sipas raportimit, kamerat e kërkuara nga rregulloret janë të instaluara në Santiago Bernabeu.

Problemi qëndron te fakti se prania e kamerave nuk garanton domosdoshmërisht pamje të qarta për çdo incident të diskutueshëm, duke lënë hapësirë për polemika edhe pas ndërhyrjes së VAR-it./Telegrafi/

Komentet