Malisheva fiton me përmbysje ndaj Vushtrrisë dhe konsolidon pozitën e parë

Sport

Malisheva ka marrë tri pikë të rëndësishme pas fitores me përmbysje ndaj Vushtrrisë (2-1), në kuadër të javës së dhjetë në Superligën e Kosovës, duke e konsoliduar pozitën e parë në tabelë. Vushtrria befasoi vendasit, kur kaloi e para në epërsi në minutën e 12-të me golin e Lis Demirit. Por nuk vonoi shumë dhe […]

Madhësia e shkronjave

Malisheva ka marrë tri pikë të rëndësishme pas fitores me përmbysje ndaj Vushtrrisë (2-1), në kuadër të javës së dhjetë në Superligën e Kosovës, duke e konsoliduar pozitën e parë në tabelë.

Vushtrria befasoi vendasit, kur kaloi e para në epërsi në minutën e 12-të me golin e Lis Demirit.

Por nuk vonoi shumë dhe Laurent Xhylani shënoi për 1-1 në minutën e 17-të, duke barazuar shifrat.

Malisheva ktheu epërsinë me Valmir Nafiun, kur shënoi për 2-1, në minutën e 26-të.

Me këtë fitore, Malisheva shkon në kuotën e 23 pikëve dhe vazhdon të kryesojë kampionatin. Në anën tjetër, Vushtrria mbetet në fund të tabelës, me vetëm tri pikë të grumbulluara. /Telegrafi/

Komentet